Breaking News

DEKLARATË PËR SHTYP NGA SELIA E PARTISË DEMOKRATIKE SHKODËR

Fatkeqësisht, nga dita në ditë po bëhemi dëshmitarë të hapave të parë të tentativës për të rikthyer diktaturën në Shqipëri. Bijtë e etërve që persekutuan për 45 vite në mënyrë të pashembullt Shkodrën e shkodranët, po duan të na kthejnë në periudhën më të errët edhe njëherë.
Të gjithë jemi dëshmitarë të presionit të hapur që kjo qeveri e kapur në krim, po u bën të zgjedhurve vendorë. I kërcënon me ligjin e dekriminalizimit deri edhe me burg, për arsyen e thjeshtë se kryebashkiakët kërkojnë respektimin e ligjit.
Kërkojnë të zbatohet dekreti i Presidentit të Republikës për anulimin e zgjedhjeve- farsë të 30 qershorit, ku shqiptarët nuk kanë mundësi të zgjedhin por të votojnë vetëm përfaqësuesit e qeverisë së kapur në krim. Ditët e fundit, janë vënë në lëvizje,në shkelje flagrante të ligjit edhe policia e prokuroria. Në Shkodër, janë intimiduar punonjës të shërbimeve të Bashkisë së Shkodrës. Si në kohën e Sigurimit të Shtetit, atyre u është thënë të shkojnë në prokurori, pa një ftesë zyrtare dhe asnjë respektim të procedurave ligjore.
Shkodra dhe shkodranët, e dinë më mirë se askush se çfarë do të thotë diktaturë, Prandaj Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar, po reagojnë dhe do të reagojnë me forcë.
Vetëm bashkimi i madh popullor mund të ndalë rikthimin e diktaturës, mohimin e të gjitha lirive e të drejtave. Sot,njerëzit po futen në burg vetëm pse dalin të protestojnë kundër qeverisë dhe Edi Ramës.
O sot, o kurrë! Sepse nesër do të jetë shumë vonë për ne dhe fëmijët tanë. Çdo përpjekje për demokraci, për “Shqipërinë si gjithë Europa”, çdo përballje me qeverinë e krimit, duhet bërë sot. Me çdo mënyrë, me çdo çmim!
•Protestojmë kundër krimit dhe pasigurisë për jetën, kundër kriminelëve me kollare që na qeverisin!
•Protestojmë për varfërinë që po rritet me hapa galopante!
•Protestojmë për papunësinë që po rrënon familjet tona!
•Protestojmë për emigrimin e pandërprerë që po shkreton vatrat tona!
•Protestojmë kundër qeverisë së krimit, që vjedh zgjedhjet për të vjedhur shqiptarët!
•Protestojmë kundër oligarkëve që pasurohen në kurrizin e shqiptarëve përmes PPP-ve që po shkatërrojnë ekonominë sot, por edhe nesër!
•Protestojmë kundër përdorimit të policisë, prokurorisë ashtu siç përdorte komunizmi Sigurimin e Shtetit kundër shqiptarëve!
•Protestojmë, sepse duam që Shqipëria të jetë si gjithë Europa!
•Protestojmë se duam të mos na mohohet e drejta e votës dhe e zgjedhjes së lirë si çdo europian tjetër!
•Protestojmë sot që nesër fëmijët tanë të mos jetojnë brenda një kampi të madh përqendrimi, siç jetuan prindërit tanë për 45 vite!
Për këto arsye, Partia Demokratike fton të gjithë shkodranët, që si asnjëherë më parë, të bashkohemi me 21 qershor në orën 20.00 përballë kryeministrisë- simbol i krimit shtetëror. Edi Rama është në grahmat e fundit, të shpëtojmë vendin nga një diktaturë e re.
Protestat do të jenë tërësisht paqësore,me shembullin e qytetarisë me të cilin synojmë integrimin Europian.
Faleminderit!

Lexoni dhe kete

PS SHKODER, ME MENDJEN TE KESHILLI

Me 19 gusht është njoftuar nga Prefekti I Qarkut Shkodër mbledhja e konstituimit të Këshillit …