Kuvendi i Shqipėrisė miratoi me votat e pėrbashkėta tė opozitės dhe mazhorancės ligjin pėr dekriminalizimin dhe ndryshimet kushtetuese tė nevojshme pėr zbatimin e kėtij ligji tė rėndėsishėm. Me 131 vota pro deputetėt votuan nenet e kėtij ligji qė pengon futjen nė politikė dhe nė administratėn publike tė pesonave tė dėnuar. Ky ligj hyn nė fuqi menjėherė. Ishte kryetari i Kuvendit Ilir Meta i cili nė nisje tė votimit tha se Presidenti ka dekretuar hyrjen nė fuqi menjėherė tė ligjit pėr dekriminalizimin e Kuvendit dhe administratės.
Deputetėt rrėzuan amendamentin e deputetit tė Partisė Demokratike Oerd Bylykbashi i cili kėrkonte qė personat qė janė apo duan tė behen pjesė e politikės t’i nėnshtroheshin testit tė drogės. Po ashtu u rrėzuan edhe dy amendamente tė deputetes sė pavarur Mesila Doda dhe kreut tė PDIU-sė Shpėtim Idrizi qė tė pėrjashtohen nga funksionarėt publik edhe ish-sigurimsat.
Drafti, njė version konsensual i projektligjit tė ardhur nga qeveria dhe atij tė propozuar nga opozita, synon tė garantojė integritetin e personave qė zgjidhen, emėrohen apo ushtrojnė funksione publike, pėrmes dekriminalizimit tė organeve tė zgjedhura. Mė herėt 131 deputetė tė Kuvendit kanė votuar pro paketės sė ndryshimeve kushtetuese, e hartuar nė funksion tė ligjit tė dekriminalizimit, qė parashikon kategoritė e zyrtarėve qė nuk mund tė zgjidhen nė poste tė larta ose qė duhet tė lėnė mandatet nė rast se kanė kryer shkelje nė tė kaluarėn
Njė nga nenet e paketės ligjore qė pėrfshin ndryshimin e nenit 179 tė Kushtetutės pėrcakton se deri nė 3 muaj nga hyrja nė fuqi e ligjit, titullarit tė institucionit publik dhe vetė personave qė preken nga ligji, u lihet kohė qė tė verifikojnė pastėrtinė e tyre. Funksionarėt e organeve tė parashikuara nė Kushtetutė dhe subjektet e ligjit tė posaēėm qė rregullon garantimin e integritetit tė personave, qė janė nė detyrė nė momentin e hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji, janė tė detyruar tė pėrmbushin detyrimet e pėrcaktuara nė atė ligj, brenda 3 muajve nga hyja nė fuqi e tij, thuhet nė nenin 4 tė pr/ligjit.
Amendamentet detyrojnė gjithashtu titullarėt e institucioneve ku konstatohet se ndodhen individė me tė kaluar kriminale, qė brenda 5 ditėve tė shpallin tė pavlefshėm mandatin ose tė nxjerrin aktin e shkarkimit tė tyre. Funksionarėt publikė qė janė emėruar nė detyrė pėrpara hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji dhe qė ushtrojnė funksionin e tyre me ose pa mandat, shkarkohen menjėherė nga detyra nėse konstatohet se pėrfshihen nė rrethin e subjekteve qė janė tė pėrjashtuara sipas ligjit tė posaēėm nga e drejta pėr tu zgjedhur, emėruar apo pėr tė mbajtur njė funksion publik. Organi pėrgjegjės ėshtė i detyruar tė nxjerrė aktin e shkarkimit nga detyra brenda 5 ditėve nga pėrfundimi i rezultateve tė verifikimit, thuhet nė amendamentet e ndryshuara.