Sunday , 13 October 2019
Breaking News

DEL EKSPERTIZA E VRASJES NE MIRDITE

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 32-vjeçarit Eri Zefi ngjarje e ndodhur 6 ditë më parë në fshatin Zall-Xhuxhë të Mirditës. Sipas raportit mjeko-ligjor i riu është ekzekutuar me 6 plumba, 4 prej të cilëve e kanë kapur në kokë ndërsa 2 të tjerët në gjoks. Ndërkohë në trupin e viktimes nuk janë konstatuar shenja dhune dhe vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i 32-vjeçarit Zefi.

Kjo tregon se autorët e kanë marrë viktimën deri në pikën ku gjet i vrarë dhe më pas është kryer ekzekutimin duke dashur të humbësin edhe gjurmët për shkak të terrenit të thyer dhe jo të populluar. Dyshimet janë se ekzekutimi i 32-vjeçarit është kryer nga vrases profesionist të cilët kanë lënë shumë pak gjurmë në vendin e ngjarje dhe kjo ka veshtiresuar edhe punen e grupit hetimor për zbardhjen e këtij krimi. Ndërkohë në lidhje me ngjarjen ende nuk ka asnjë përson të ndaluar nga policia, ndërsa pista kryesore e hetimit është ajo e vrasjes për gjakmarrje, pasi vëllai i viktimes është në burg si autor i një vrasje në Durrës të ndodhur në shkurt të këtij viti.

Eri Zefi i njohur edhe me emrin Anton Zefi u gjet i vrarë nga një banor i zonës rreth orës 16:00 të së mërkurës në një zonë të pyllëzuar 50 metra larg rrugës së Kombit.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHEN 2 PERSONA NË LEZHË

Dy persona janë arrestuar sepse i kanë vjedhur 60 mijë lekë një personi. Policia thotë …