Friday , 24 January 2020

DELEGACIONI AUSTRIAK, VIZITE NE BASHKINE SHKODER

Një delegacion austriak i nivelit të lartë, i kryesuar nga kryetari i Parlamentit të Burgenland, ka zhvilluar një vizitë në Bashkinë e Shkodrës. Ai është pritur nga kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi, kryetari i Këshillit Bashkiak Xhemal Bushati dhe kryesia e Këshillit Bashkiak. Gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes reciprok, duke u bazuar në lidhjet tradicionale në me Austrisë dhe Shkodrës.

Por, Ademi u ndal edhe tek çështja e korrupsionit, ku tha se Bashkia Shkodër është ndër bashkitë e vetme në vend që lufton korrupsionin.

Kjo vizitë vjen pas asaj të zhvilluar nga përfaqësues të Bashkisë Shkodër para dy viteve, ndërsa miqtë austriake kanë rinovuar ftesën për një tjetër vizitë të një delegacioni shqiptar në Austri.

Lexoni dhe kete

TERMETI, NDIHMA PER FAMILJET E PASTREHA

Në mbështetje të familjeve që mbeten pa strehe nga tërmeti i 26 nëntorit, pranë Bashkisë …