Thursday , 12 December 2019

DELEGACIONI I KOMUNËS FERIZAJ VIZITË NË BASHKINË SHKODËR

Një delegacion i Këshillit Komunal të Komunës Ferizaj në Kosovë, është pritur nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi. Delegacioni kosovar kryesohej nga kryetarja e Këshillit Komunal Ferizaj Kristina Gashi Bytyçi dhe në përbërje kishte 30 këshilltarë nga të gjitha forcat politike. Pas fjalëve të mirëseardhjes, kryebashkiakja Ademi i ka njohur të pranishmit mbi funksionimin e Bashkisë së Shkodrës, shërbimet që u ofrohen qytetarëve, buxhetin dhe shpërndarjen e tij.

Te dyja palët ranë dakort se Bashkia e Shkodrës dhe Komuna Ferizaj kanë një marrëveshje bashkëpunimi prej mëse një dekade, e cila duhet ti rivitalizohet për tu shtrirë edhe në fusha të tjera përveç asaj të kulturës.

Lexoni dhe kete

PËRMBYLLEN 16 DITËT E AKTIVIZMIT KUNDËR DHUNËS ME BAZË GJINORE

Bashkia e Shkodrës ka përmbyllur 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore me …