Wednesday , 2 December 2020
Breaking News

DEMAJ NË RING EDHE MË 29 SHKURT, SYNON FITOREN E TRETË

Pas dy sukseseve të para në fundin e dhjetorit, boksieri shkodran Kristian Demaj do të ngjitet sërish në ring dhe më 29 shkurt do të zhvillojë edhe ndeshjen e tretë profesioniste. Ai këto ditë ndodhet në Shkodër dhe në një prononcim për televizionin Rozafa ai ka shprehur bindjen se edhe këtë ndeshje synimi padyshim që do të jetë fitorja, pavarësisht se për herë të parë në karrierën e tij do të zhvillojë një ndeshje me 10 raunde.

Demaj është në pritje të mësimit të kundërshtarit dhe padyshim që ai pritet të jetë shumë i fortë megjithatë boksieri shkodran është i vendosur për t’ia dalë me sukses dhe për këtë arsye, do t’i duhet të përgatitet fort gjatë kësaj periudhe.

Lexoni dhe kete

VALTER FUSHAJ: JAM I GATSHËM PËR TË BLERË VLLAZNINË

Vendimi i Këshillit Bashkiak Shkodër për të dhënë dakordësinë e nisjes së procedurave për shitjen …