Wednesday , 30 September 2020

DEME NGA ZJARRET NE PYJET E LEZHES

Dy vatrat e zjarrit në Malin e Kakarriqit dhe të Rrënxit në Lezhë kanë ardhur nga bashkitë Vau Dejës dhe Shkodër, ndërsa dëmet e shkaktuara në pyje janë të konsiderueshme. Ky fakt bëhet i ditur nga Shefi i Agjensisë së Pyjeve në Bashkinë Lezhë Artan Palushi i cili thotë se situata ka qenë mjaft e vështire si pasojë dhe e eres së fortë.

Palushi shton se ndërhyrja në raste të tilla është mjaft e vështire dhe për këtë duhen hartuar plane konkrete edhe për ti parandaluar zjarret të cilat në shumicen e rasteve janë të qëllimshme.

Zjarret në malin e Kakarriqit dhe të Rrenxit kanë qenë aktiv për disa ditë dhe shuarja e plotë e tyre u bë nga reshjet e shiut.

Lexoni dhe kete

NË MJERIM 10 MUAJ PAS TËRMETIT

Fran dhe Bardhe Krosi nga fshati Bushnesh, një zonë që ndan Kurbinin me Krujën, janë …