DEME TE SHUMTA NGA PERMBYTJET NE TOROVICE

Në fushen e Torovicës në Lezhë vijon që të ketë sërish prezence uji në tokat bujqësore, që prej reshjeve të dendura të shiut të fillim janarit.

Gëzim Dushku është njëri nga fermeret e kësaj zonë që ka pësuar dëme të shumta në sektorin e bujqësie. Gruri dhe jonxhi janë kalbur, pasi niveli i ujit në token e tij arriti deri në 50 cm dhe qëndroj për një kohë të gjatë.

Gëzim Dushku tregon se e ka të lidhur jetesen me sektorin e bujqësisë dhe blektorisë, por përmbytjet e vazhdueshme po e falimentojnë, duke e detyruar që të largohet nga vendlindja.

Problematikë në ngjashme prezantojnë dhe fermer të tjerë në zonen e Torovicës. Ata thonë se moshapja e kanaleve dhe mosfunksionimi siç duhet i hidrovorit të Balldrenit janë shkaku i përmbytjeve të vazhdueshme.

Torovica ka qenë një zonë me rendiment mjaft të lartë në bujqësi, por përmbytjet e vazhdueshme kanë detyruar shumë banor që të heqin dore nga ky sektor.

Lexoni dhe kete

RADHE DHE KAOS NE QENDREN E VAKSINIMIT ANTI-COVID NE LEZHE

Këto janë pamjet para qendrës së vaksinimit anti-covid në qytetin e Lezhës. Dita e dytë …