DEME TE SHUMTA NGA ZJARRI NE LAÇ

Kurora e gjelbërt në kodrat e qytetit të Laçit nuk është më si më parë.  Zjarri i dy diteve më parë ka lënë pas deme të shumta. Pylli me pisha është shkrumbuar thuajse plotesisht në një sipefaqe të konsiderueshme, ndërsa nga zjarri janë dëmtuar dhe shumë rrënje ullinj.

Menjehere pas shuarjes së plotë të zjarrit ne terren kanë zbarkuar specialistet e pyjores pranw Bashkisë Kurbin. Ata po evidentojne demet e shkaktuara për të parë më pas mundesine e zevendesimit të pishave të djegura.

Nga hetimet rezulton se zjarri ka qenë i qellimshem, ndërkohe që ende nuk ka asnjë përson të ndaluar për këtë veper penale. Kisha e Shna Ndout që ndodhet aty pranë vizitohet nga mijera pelegrinj të cilet shijonin dhe bukurite e natyres. Por nga një zone a gjelberuar mali mbi qytetin e Laçit tashmë të ngjan me një shkretetire të vërtete. Zjarri i dy diteve më parë mori përmasa të frikshem, duke rrezikuar dhe zonen e banuar, ndërkohe që u deshen disa ore lufte me flaket për të vënë në kontroll zjarrin.

Lexoni dhe kete

NE MBESHTETJE TE ARRESTUARVE EDHE DEPUTETE TE OPOZITES

Ne mbeshtetje te arrestuarve kuksjane ishin edhe deputetet e opozites. Madje, ato u lejuan edhe …