DËMET E SHKAKTUARA NË BUJQËSI NGA PËRMBYTJET

Përmbytjet e ditëve të fundit në zonën e NënShkodrës kanë shkaktuar dëme të shumta në bujqësi, ku qindra hektarë tokë janë nën ujë.

Zona e Obotit në njësinë Ana e Malit është më e prekura.

Një nga banorët e zonës tregon se ka mbi 70 dynym të mbjellura në të cilat janë shkaktuar dëme. Për këtë thotë se duhet dëmshpërblim nga qeveria, pasi kësaj të fundit nuk i shkaktohet ndonjë kosto e madhe.

Vetë kryeministri Rama premtoi para pak ditësh dëmshpërblime për banorët e zonave të prekura nga përmbytjet, por mbetet për tu parë nëse realisht do ndodh apo është thjesht një premtim.

Lexoni dhe kete

RADHE DHE KAOS NE QENDREN E VAKSINIMIT ANTI-COVID NE LEZHE

Këto janë pamjet para qendrës së vaksinimit anti-covid në qytetin e Lezhës. Dita e dytë …