DEMET NE TOKAT BUJQESORE TE ISH-ZONAVE TE PERMBYTURA

Dëmet në tokat bujqësore në zonat e përmbytura të Bashkisë Shkodër kanë qenë të shumta. Sipas administratorit të Njësisë Administrative Ana e Malit në Bashkinë Shkodër, Arben Ceni, është dashur ndërhyrje më e madhe në tokat bujqësore për dezinsektimin e tyre pas përmbytjeve. Ai thekson se bashkia ka ndërhyrë në hapjen e kanaleve kulluese, por duhet ndërhyrje më e madhe.

Ka pesimizëm nga banorët e zonës pasi tokat e tyre po kthehen në moçal shton më tej Ceni.

Banorët e zonës së Nënshkodrës qëndruan për më shumë se 1 muaj nën pushtetin e ujit dhe fshati Obot ishte më i prekur nga përmbytjet, ndërkohë dëmshpërblimet tashmë janë harruar.

Lexoni dhe kete

PROTESTE PER MBYLLJEN E KANALIT QE LIDH LAGUNEN ME DETIN NE SHENGJIN

Vendimi i përbashket i insitucioneve në Lezhë për mbylljen e kanalit që lidh lagunen e …