DEMET NGA RESHJET NE QARKUN LEZHE

Moti i keq i diteve të fundit ka shkaktuar dëme edhe në Qarkun e Lezhës, por jo në përmasa të mëdha.Ky fakt bëhet i ditur nga Përgjegjësi i Emergjencave Civile në Prefekturen e Lezhës, Ndrek Mhillaj, i cila thote se problemet më të shumta kanë qenë në zonen e Mirdites dhe Kurbinit.Sipas Mhillajt nga reshjet e shiut janë përmbytur disa banesa si dhe janë dëmtuar disa rrugë dhe ura.

Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile, 4 familje të cilat u evakuan në Adriatik të Kurbinit, ende nuk janë rikthyer në shtëpitë e tyre, pasi ka prezence uji.Dalja nga shtrati e Lumit Droje solli përmbytjen e 20 banesave në zonen e Adriatikut, ndërkohe që me përmiresimin e kushteve atmosferike pritet të nisë dhe përllogaritja e dëmëve të shkatuara.

Lexoni dhe kete

RRITJE PENSIONI PER PENSIONISTET NE VENDIN TONE

Në mbledhjen e rradhës të zhvilluar në Durrës, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shtojë …