Nga verfikimet e deritanishme rezulton se në qarkun e Lezhes janë dëmtuar nga tërmeti 59 pallate 441 banesa si dhe 12 institucione shtetërore. Të dhënat janë bërë publike nga Qendra Operacionale e Emergjencave Civile ku është prezantuar puna e bërë që prej rënies së tërmetit.
Deri tani janë shpallur të pabanueshem 51 pallate në tre bashkitë e këtij qarku, ndërsa inspektimet ende nuk kanë përfunduar.
