Wednesday , 21 October 2020

DEMOKRATET PREZANTOJNE PLATFORMEN PER TE PERNDJEKURIT POLITIK

Demokratet kane vijuar te ftojne ne tryezen e bashkbisedimit ish te perndjekurit. Nje takim i tille qe kryesohej nga kreu i departamentit per te perndjekurit ne partine demokratike tomor alizoti u zhvillua edhe ne Lezhe. Prezantimi i platformes per te perndjekurit politik dhe marrja e mendimeve dhe alternativave nga kjo kategori ne menyre qe te arrihet ne nje program real e te prekshem per ta mbetet qellimi kryesor. Ne fjalen e tije Alizoti ka kerkuar qe te behet listimi i cdo te perndjekuri, pasi edhe ato jane vota, te cilat me pas perkthehen ne pushtet edhe per kete kategori qe vuajten dhe vazhdojne te vuajne.
Per ish te perndjekurit politik ne lezhe, eshte e rendesishme perkrahja e tyre, pasi nuk duhet qe jeta e femijeve te tyre te jete e njejte si ajo qe ata kaluan deri me tani.
Ish te perndjekurit ne lezhe kane vijuar te japin mbeshtetjen e tyre per partine demokratike, te bindur se ajo mbetet nje force politike qe lindi si nevoje per liri. Ne takimin me perfaqsuesit e partise demokratike, ish te perndjekurit ne lezhe kane kerkuar qe edhe ata te jene pjese e procesve vendimarrese ne vend, duke tejkaluar paragjykimet ndaj tyre

Lexoni dhe kete

PD: SITUATË E RËNDË ME COVID-19 NË SHKOLLA

Informacione shqetësuese vazhdojnë të vijnë çdo ditë në Partinë Demokratike. Numri i rasteve të mësuesve …