Thursday , 25 February 2021

DËMSHPËRBLIMET E BANORËVE TË ZONAVE TË PËRMBYTURA NË SHKODËR

Me ligjin e ri të emergjencave civile, qeveria i ka dhënë bashkive një fond deri në 4% për përballimin e emergjencave. Nëse do ketë nevojë për shtesë nga 4% do shikohet hap pas hapi.

Kështu u shpreh nga Shkodra, ministrja e bujqësisë, Milva Ekonomi, e pyetur për dëmshpërblimet e banorëve të zonave të përmbytura të Bashkisë Shkodër.

Por çfarë tha një ditë më parë drejtori i bujqësisë në Bashkinë Shkodër, Alban Sekja, pikërisht për fondin 4%?

Kësisoj, banorët e zonave të përmbytura të Bashkisë Shkodër, pavarësisht dëmeve të shumta nga shkarkimet e hidrocentraleve, vështirë se do marrin dëmshpërblimet, teksa qeveria dhe bashkia ia hedhin ‘topin’ njëra-tjetrës.

Lexoni dhe kete

TJETËR INVESTIM I BASHKISË SHKODËR NË INFRASTUKTURËN RRUGORE

Bashkia e Shkodrës vijon realizimin e investimeve të parashikuara në buxhetin e saj. Vëmendja është …