DEMSHPERBLIMI I TE PERNDJEKURVE

Shumë nga të përndjekurit politik të cilët kanë qëndruar për shumë vite burg gjatë regjimit komunist nuk kanë marrë dëmshpërblimet. Ndoc Çulaj ish I përndjekur dhe I burgosur politik njëherësh edhe kryetar I shoqatës së të pushkatuarve dhe të zhdukurve gjatë regjimit komunist në Malësi të Madhe shprehet se ka shumë defekte ligji.

Culaj shton se gjatë atyre viteve të internimit brenda atyre kampeve kanë vdekur fëmijë, pleq dhe të sëmur, ndërsa shteti shqiptar sot i quan të punësuar.

Të përndjekurit politik vazhdojnë edhe sot të diskriminohen nga shteti shqiptar,. Ata kërkojnë njohjen e drejtës së tyre dhe dhënien e statusit të të përndjekurve politik. Shumë nga të vdekurit të pushkatuarit nuk kanë një varrë.

Lexoni dhe kete

“RESPEKTIMI I STANDARTIT TE SHQIPES NE TRANSMETIMET AUDIOVIZIVE”

“Respektimi i standartit të shqipes në transmetimet audiovizive” ishte në fokus të një takimi të …