Wednesday , 25 April 2018

DEMTIMET KTHEHEN NE “MAKTH” TE EKIPI I VLLAZNISE

“Mallkimi” i dëmtimeve tek skuadra shkodrane vazhdon. Sikur të mos mjaftonte ecuria jo shumë e mirë në kampionat dhe eliminimi në Kupë, problemet po vazhdojnë të thellohen edhe më shumë në këtë fundviti. Pikërisht në prag të ndeshjes së fundit të këtij viti, asaj ndaj Partizanit, trajneri Ernest Gjoka nuk ka gjysmën e skuadrës në dispozicion. Përveç mungesave të Pjeshkës, Hasanit, Atsinës, Krymit dhe ndoshta edhe të Markut, si dhe dyshimet për aktivizimin apo jo të Tafilit, pasditen e se henes ka ndodhur edhe diçka tjetër.

Gjatë stërvitjes së pasdites, mesfushori Erald Çinari është dëmtuar dhe është detyruar ta ndërpresë atë përgjysëm. Duket se kemi të bëjmë me diçka serioze dhe me shumë të ngjarë, ai nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur ditën e premte. Nuk është çudi që të jenë plot shtatë titullarë të pamundur për këtë takim shumë të rëndësishëm dhe padyshim që ky është një problem shumë serioz për Vllazninë.

Kesioj, Vllaznia do e kete shume te veshtire te marre pike ne kryeqytet ndaj Partizanit. Kjo edhe per arsye se te kuqte do te jene me te motivuar per tu rikthyer te fitorja, pas asaj humbje turperuese 5 – 0 ne Gjirokaster ndaj Luftetarit.
Gjithashtu, nga ana tjeter, ne kampin shkodran lind edhe nevoja e menjehershme per nderhyrje ne merkaton. Pervec mungeses se alternativave ne disa reparte, shkodranet vuajne  edhe nga lojtaret qe kane ne dispozicion, si shkak i demtimeve te tyre.

Lexoni dhe kete

ANALIZË DY ORËSHE TEK VLLAZNIA, PREMTOHET MBËSHTETJE

Dy humbjet e fundit të Vllaznisë kanë krijuar një situatë jo të këndshme rreth saj. …