Demtimi i pronës publike vijon të mbetet një problem shqetësues në shumë zona të Lezhës.Gjatë kohëve të fundit përsona të papergjegjshem kanë vjedhur kabujt e ndriçuesve të rruges në fshatin Zejmen si dhe janë dëmtuar kontenieret e mbeturinave.Kjo prblematike shihet me mjaft shqetësim nga banoret e Zejmenit të cilët kërkojnë që të merren masa për mbrojtjen e pronës publike, si dhe riparimin e dëmeve që janë shkaktuar.
Bashkia Lezhë si përgjegjëse për menaxhimin e territorit bëj me dije se ka referuar në polici çdo rast të dëmtimit të pronës publike, por ka qenë i pamundur identifikimi i autoreve dhe vendosja e tyre para ligjit, pasi një gjë e tillë përben veper penale.