Breaking News

DEMTIMI I PRONES PUBLIKE PROBLEM NE LEZHE

Dëmtimi dhe vjedhja e prones publike është kthyer në një problem shqetësues në qytetin e Lezhës. Sëfundmi janë vjedhur rrëth 360 metra kabull që furnozojnë me energji ndriçuesit e shetitores së Lumit Drin, ndërsa të njëtjin fat kanë patur dhe kabllot e ndriçimit përgjatë rruges së kalasë dhe segmenteve të tjera të qytetit.

Përballë kësaj situate Drejtori i Shërbimeve në Bashkinë Lezhë Ndue Lushi ju bën apel qytareve që ta ruajne pronen publike.
Lushi shton se Bashkia ka një projekt për vendosjen e kamerave në qytet, por mungojnë fondet për realizimin e tij.

Sipas Bashkisë të gjitha rastet e dëmtimeve të prones publike janë denoncuar në polici, por që nuk ka patur asnjë përson të ndaluar apo proçeduar për këtë çështje.

Lexoni dhe kete

VELIPOJA E PREFERUARA E KOSOVAREVE

Ka një ndryshim në plazhin e Velipojës nga viti i kaluar sa i përketë cilësisë …