Thursday , 1 October 2020

DEMTOHET KURORA E GJELBER E SHENGJINIT

Ky tym qe vijon ende tregon per permasat e zjarrit qe perfshiu malin e Shengjinit disa dite me pare. Fatkeqsisht rigjenerimi do te jete i veshtire pasi jane djegur edhe fidanet e rinj. Zona turistike e Ranes se Hedhun ishte edhe me e prekura. Pershkak te terrenit te veshtire zjarrfikesit e paten te veshtire nderhyrje ne vatrat e zjarrit ndaj dhe qendruan prane resorteve qe u vune ne rrezik pershkak te flakeve. Pavarsisht se u angazhuan forcat komando te ushtrise dhe helikoptere gjelberimi ne malin e Shengjinit pesoi deme te shumta. Edhe tymi depertoi deri ne bregdet duke detyruar pushuesit te nderprisnin provizorisht pushimet e tyre.

Edhe nderhyrja nga ajri nuk mundesi fikjen e shpejte te flakeve. Helikoperi me rezervuarin e ujit 1 mije litersh e kishte te pamundur te shuante vatrat e shumta te zjarrit qe u faktuan se ishin te qellimshme. Arrestimi i bariut 63 vjecar vetem sa e deshmoi kete pretendim, ndersa nje tjeter mundi qe tu ikte ushtareve qe e konstatuan duke vendosur flaken ne afersi te ranes se hedhun.

Ne Zjarrin qe perfshiu malin e Shengjint u angazhuan 12 makina zjarrfikese me 60 zjarrfikes, 120 trupa komando dhe 8 mjete te tyre, punonjes te sherbimit pyjor, bashkise se Lezhes e prefektures, por asgje nuk e ndaloi zjarrin qe ne 4 dite te digjte qindra hektare pyll. Gjithcka i referohet mungeses se logjistikes per te nderhyre ne situata te tilla, kryesisht nga ajri. Kete e deklaroi ne nje interviste per mediat edhe pergjegjesi i emergjencave civile Shemsi Premi. Ky ishte bilanci i zjarreve ne bashkine e Lezhes qe ne fakt demton edhe turizmin ne zonen e Shengjinit.

Lexoni dhe kete

“TE RINJTE DUHET TE ORJENTOHEN DREJT KURSEVE PROFESIONALE”

Të rinjtë duhet të orjentohen drejt kurseve të formimit profesional për të patur një vend …