DEMTOHET PARKU TEK SHATERVANI

Ndonese eshte nder te paktat ambjente te hapura ne te cilin qytetaret e Shkodres, kryesisht femijet dhe mosha e trete, e frekuentojne, lulishtja e shatervanit perpalle bashkise se Shkodres si per ironi te fatiti, mbetet nder vendet qe ka njohur me pak investime ne te gjithe keto kohe. E duke mos munguar kjo edhe ato pak investime qe behen ne mbrojtjen e lulishtes dhe investimit ne mbajtejn e gjelberimit po demtohen cdo dite.

Por duket se askush nuk merr pergjegjesi per demtimet e krijuara dhe ne ruajtjen e atyre pak parqeve te qytetit. Demtimi i pllakave te shatervanit, stolave si dhe mungesa e koshave te cilat vazhdojne te degradohen dita dites. Perveç  faktit qe bashkise duhet t’ia kujtosh permes medias, disa here per problematikat  e shumta me te cilat perballet qyteti,  punimet qe ajo ben nuk duhen te jene te pjesshme dhe sa per sy e faqe. Pasi ne kete menyre dallohet nje mungese serioziteti karshi qytetit dhe qytetareve te cilet i besuan voten duke shpresuar per nje vend me te mire.

Lexoni dhe kete

ÇEZME TE REJA NE SHERBIM TE QYTETAREVE SHKODRANE

Haxhi Besnik Elbasani, një besimtar musliman në qytetin e Shkodrës, ka vendosur të kontribuojë jo …