Tuesday , 26 October 2021

DËMTOHET RËNDË NË PUNË NJË 43-VJEÇAR NË LAÇ

Një 43-vjeçar nga Lushnja mbeti i plagosur rëndë, pasi u aksidentua ne punë. Ngjarja ndodhi mesditen e së enjtes në qytetin e Laçit dhe sipas të dhënave të policisë, shtetasi me iniciale D.M ka qenë duke punuar në lartësinë e një ndërtese dhe është rrëzuar.

Ai ka marrë plagë të shumta në disa pjesë të trupit dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumes në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia e cila mberriti menjëherë në vendin e ngjarjes njoftoi se ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti në punë, që la te plagosur rëndë 43-vjeçarin nga Lushnja.

Ndërkohë edhe Inspektoriati i Punës bën me dije se sapo është njohur me rastin ka nisur verifikimet për të parë kushtet e punës në objektin ne fjalë.

Lexoni dhe kete

NANO U PËRCAKTON DETYRAT DREJTUESVE TË RINJ TË POLICISË NË QARQE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka firmosur ndryshime të reja në …