Rruga Balldre-Bent në Lezhë është një rrugë e re.
Ajo i është nënshtruar rikonstruksionit total me një vlerë prej 380 milion lekësh dhe ka rreth 1 vit që ka përfunduar. Por u deshen pak ditë me shi që asfalti të dëmtohej.
Pavarësisht se është nën mirbajtje, në këtë aks rrugor ka munguar ndërhyrja për riparimin e pjesëve të dëmtuara. Banoret thonë se nuk kanë parë asnjë punëtor të kompanisë që e ka ndërtuar, ndërsa kjo situatë mund të rrezikojë drejtuesit e mjeteve që nuk e njohin rrugen.
Rruga me gjatësi 19 km ka probleme dhe përtej Torovicës të cilat vijojnë drejt Njesisë Administrative të Bushatit e kjo situatë dëshmon se investimi nuk është realizuar siç duhet.