Monday , 17 December 2018

DEMTOHET URA E RIKONSTRUKTUAR MBI LUMIN DRIN

Ka rezituar vetem 6 muaj rikonstruksioni i ures hyrese mbi lumin Drin ne Lezhe. Demtimi i saj ka nisur te shfaqet ne pjese te ndryshme duke detyruar firmen ndertuese qe te marre masa te menjehershme per riparimin e saj. Eshte vlersuar shqetesues demtimi i menjehershem i ures ne te cilen jane investuar miliona leke, ndersa shihen qarte shenjat qe kane nisur te shfaqen ne pjese te ndryshme te saj. Inxhinieret nuk e kane percaktuar ende shkakun e ketij demtimi te shfaqur sefundmi, por zyra e urbanistikes ne bashkine e Lezhes ka bere te ditur se investimi nuk eshte marre ende ne dorezim nga ana e bashkise.
Drejtori i urbanistikes Sokol Toma ka shpjeguar se menjehere pas ketij konstatimi firma ndertuese ka nisur riparimin e saj, por do te monitorohet efekti qe do te jape, ne menyre qe te gjendet zgjidhja e ketij fenomeni.
Inxhinieret pretendojne se gabimet e projektuesve kane sjelle kete demtim te ures, por per urbanistet edhe lejimi i kalimit te mjeteve me tonazh te larte ka ndikuar ne perkeqsimin e situates. Probleme te ngjashme kane nisur te shfaqen edhe ne sheshin e ri te qytetit qe ka kushtuar rreth 3.5 milion euro.

Lexoni dhe kete

NXENESIT NE SHKOLLEN E MESME NE GUR I ZI DALIN NE PROTESTE

Nxënësit e shkollës së mesme të bashkuar në Gur i Zi kanë dalë ditën e …