DENONCIMI I ISH-DEPUTETIT SPAHIA PËR SPITALIN E SHKODRËS

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar me anë të një postimi në facebook, pas urdhërit për pezullimin e ndërhyrjeve kirurgjikale në Spitalin e Shkodrës. Sipas tij, kush është planifikuar për ndërhyrje kirurgjikale jo vetëm në repartin e kirurgjisë, por tashmë edhe në atë të Obstetrikës, duhet të presë.

“Në zbatim të udhëzimëve nga ministria, vijojnë urdhërat për ndërprerje të operacioneve edhe ne spitalin e Shkodres. Kush është planifikuar për ndërhyrje kirurgjikale jo vetem ne repartin e Kirurgjise por tashme, edhe ne ate te Obstetrikes, duhet të presë, se shëndetësia e Rilindjes jep shërbim me racion per shkak te tejkalimit te buxhetit nga koncesioni i sterilizimit, e jo atëherë kur duhet! Shëndeti me racion, si tollonat e kohës së diktaturës! Lavdi koncesioneve PPP!!!” – shkruan Spahia në “facebook”, duke publikuar edhe shkresën e spitalit të Shkodrës.

Lexoni dhe kete

NDALIMI I LËVIZJEVE, 25 DREJTUES MJETESH SHKELIN URDHËRIN

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë evidentuar 25 drejtues mjetesh që …