DEPOZITIMI I MBETURINAVE TË SHKODRËS, ZGJIDHJE VETËM PËR 1 MUAJ

Dy ditë më parë banorët e Bleranit ishin në protestë duke kundërshtuar Bashkinë e Shkodrës e cila sipas tyre do depozitonet mbeturinat tek ish reparti ushtarak.

Ndërsa mësohet se firma kontraktuale ka gjetur një zgjidhje afat shkurtë për një muaj që të depoztoj mbeturinat në Landfillin e Bushatit me cmimin prej 1500 lekësh, të vendosur nga Këshilli Bashkiak i Vaut të Dejes.

Banorët e Shkodrës shprehen se qyteti duhet pastruar dhe se nëse rritet cmimi është e pa përballueshme për ta.

Nga ana tjetër mësohet se Bashkia e Shkodrës në bazë të kontratës tip me firmen kontraktuale kjo e fundit penalizohet nëse nuk pastron qytetin, dhe se kjo marrveshje është afat shkurtë një mujore të lidhur mes firmes së pastrimit dhe Landfillit të Bushatit, dhe nuk zgjidh problemin e mbeturinave.

Ndërsa sipas informacioneve, Bashkia e Shkodrës i paguan firmes kontraktuale vlerën prej 860 lekës të miratuar edhe ne Buxhetin e Bashkisë për viotin 2021, dhe se diferencën e paguan firma kontraktuale.

Nga ana tjetër Bashkia e Shkodrës ka depozituar një padi në Gjykatën Administrative me qëllim ndalimin e vendimit të Këshillit Bashkiak të Vaut të Dejes për rritjen e çmimit të depozitimit të mbeturinave prej 860 lekë në 1500 lekë.

Lexoni dhe kete

RADHE DHE KAOS NE QENDREN E VAKSINIMIT ANTI-COVID NE LEZHE

Këto janë pamjet para qendrës së vaksinimit anti-covid në qytetin e Lezhës. Dita e dytë …