Dega e lëvizjes socialiste për integrim në Shkoder nën kujdesin e deputetit Agron Çela ka nisur fazën e diskutimeve dhe shpalosjes së ideve më anëtarët e kësaj force politike, mbi proçesin më të rëndësishëm brenda partise ate te zgjedhjeve. Takimin e radhës deputeti Çela e pati me rajonin 3, ku të rinjtë por jo vetëm i ftoj të bëhen pjese e LSI-së, si forca politike që punon për zhvillimin e vendit dhe çuarjen përpara të reformave.
Edhe drejtuesit e këtij rajoni theksuan rëndësinë që ka kjo fazë, përpara mbajtjes së votimeve, që do të nisin me forumin rinor në fund të Majit.
Në datën 4 Maj do të vijë nën mbështetjen e deputetit Çela shfaqja e përgatitur nga forumi rinor në kinema Millenium, më pas do të jenë 2 konventat në Tiranë dhe zgjedhjet.