Nga Shkodra, Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, foli për Luginën e Preshevës dhe të drejtat e shqiptarëve në Serbi. Ai tha se Lugina e Preshevës po përballet me diskriminim të Serbisë.
Sipas Kamberit, Vuçiç luan rolin e paqebërësit ballkanik, por bota serbe dhe ballkani i hapur janë në kundërshtim me njëri-tjetrin, ndërsa Serbia po cenon paqen.
Ai theksoi se Lista Serbe në Kosovë janë marioneta të Vuçiç, për të destabilizuar situatën në Kosovë.
Deklaratat Kamberi i bëri gjatë një aktiviteti të zhvilluar në qytetin e Shkodrës.