Eduard Halimi ka dorëzuar sot mandatin e deputetit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-deputeti i PD në një status në FB. Halimi ka thënë se këtë vendim e ka marrë pasi do ti përkushtohet një projekti të së drejtës ndërkombëtare private.

Halimi ka falenderuar ish-kryeministrin Berisha, i cili i dha mundësinë të kontribuojë në politikë, por edhe kreun aktual të PD, Lulizm Basha për besimin që i dha në 2013.

“Për mua ka qënë një privilegj të zgjidhem për të tretën herë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë këtyre viteve kam kontribuar më përkushtim të plotë në politikë si njeri i çështjeve të drejtësisë.Sot kam dorëzuar mandatin e deputetit pasi nga nesër i përkushtohem një projekti të së drejtës ndërkombëtare private në një network në Ballkan, projekt që është afatgjatë dhe kërkon që vendimin ta marr sot”, shkruan Halimi.

Pas dy mandateve si deputet i Qarkut të Durrësit, Eduard Halimi u zgjodh në zgjedhjet e 25 qershorit deputet i Qarkut të Beratit ku edhe kryesonte listë. Dorëheqja e Halimit bën që mandati i PD në qarkun e Beratit t’i kalojë të dytit në listë, Astrit Veliajt.

Statusi në FB i Eduard Halimit

Për mua ka qënë një privilegj të zgjidhem për të tretën herë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë këtyre viteve kam kontribuar më përkushtim të plotë në politikë si njeri i çështjeve të drejtësisë.

Sot kam dorëzuar mandatin e deputetit pasi nga nesër i përkushtohem një projekti të së drejtës ndërkombëtare private në një network në Ballkan, projekt që është afatgjatë dhe kërkon që vendimin ta marr sot.

Kam qënë një njeri me fat në këto vite sepse kam pasur në krah bashkëpuntorë të shkëlqyer, të përkushtuar e të ndershëm me kontributin e te cilëve arrita të lija gjurmë, por mbi të gjitha që kam dalë faqebardhë nga të gjithë detyrat që kam pasur. Me punën e tyre ata i hoqën mundësinë kundërshtarëve politikë të hidhnin ndaj meje dhe atyre, baltën e kudogjendur në politikë. Ndaj dua ti falenderoj ata të gjithë sot publikisht.

Dua të falenderoj Sali Berishën, që më dha mundësinë të kontriboj ne jetën politike të vendit në këto vite.

Falenderoj Lulzim Bashën, për besimin në detyrat politike prej 2013, për bashkëpunimin e shkëlqyer në këto vite dhe për mirëkuptimin në çdo vendim prej ditës së parë e deri më sot.

Falenderoj të gjithë kolegët e nderuar të grupit parlamentar për gjithë bashkëpunimin në këto vite në politikë.
Së bashku ne i bëmë një shërbim të madh vendit me paketën ligjore të dekriminalizimit dhe paketën kushtetuese të drejtësisë në 22 korrik 2016.

Falenderim dhe mirënjohje për gjithë votuesit e PD në qarkun e Durrësit dhe Beratit që më zgjodhën 3 herë deputet të Kuvendit. Kontributi im në Partinë Demokratike do të vijojë për gjatë gjithë jetës sime si një antar i thjeshtë dhe i përkushtuar.

Falenderim mediave dhe gazetarëve të palodhur për bashkëpunimin në këto vite.

Shihemi së shpejti në një hapësirë tjetër të rrjeteve sociale.

Ju faleminderit të gjithëve, Eduard Halimi