Breaking News

DEPUTETI I PD, GURAKUQI REAGON PER DAR SHKODER

Ne prag të ndryshimeve në drejtim të Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër, ku mësohet se nga posti I drejtuesit actual Kadri Ymeri do largohet për të zëvëndësuar, ka ardhur edhe reagimi I deputetit te Partisë Demokratike Romeo Gurakuqi I cili I kërkon Ministrisë së Arsimit që drejtimi I arsimit në qarkun Shkodër të mbetet në duart e profesionistëve. Në postimi e tij në rrjetin social facebook deputeti Gurakuqi shprehet.

“Drejtimi i Arsimit ne Qarkun e Shkodres duhet te mbetet vetem ne duart e profesionisteve. Nje aradhe e tere mesuesish dhe profesionistesh te drejtimit te arsimit ne krahine, kane krijuar nje trashegimi qe duhet respektuar dhe çuar perpara. Asnje projektim politik per drejtimin e DAR, te krahines pionere te arsimit shqiptar, nuk eshte i pranueshem nga komuniteti i mesuesve dhe prinderve. Cdo emerim i ri ne Drejtorine Arsimore Rajonale Shkoder do te duhet te kaloje permes nje keshillimi profesional, nje Bordi te Konferences Arsimore te Shkodres.”

Gurakuqi shton se duhet rrespektuar mendimi I profesionistëve dhe edukimi cilësor është dhe duhet të jetë prioritet I parë.

“Koha e aventurave politike ne arsim ka marre fund dhe kerkoj mirekuptim te plote nga organet vendimarrese, per te respektuar mendimin e profesionisteve. Edukimi cilesor i femijeve duhet te mbetet prioriteti i pare nga do te duhet te filloje puna e organeve qendrore dhe krahinore. Asnje eksperiment kuadrovik nuk mund te projektohet me ne vitin 2017. Po ashtu, asnje vonese nuk mund te ndodhe me ne projektimin e infrastruktures arsimore regjionale, nderkohe qe pergatitet buxheti 2018. Kahu i veprimit projektues dhe metodologjia e punes duhet te operoje: 1. nga periferia drejt qendres; 2. sipas impaktit ne komunitet dhe sipas numrit te nxenesve”.

Gurakuqi e mbyll reagimin e tij duke kërkuar një mekanizëm efikas në zgjedhjet e drejtuesit të DAR Shkodër.

Lexoni dhe kete

COUTILLO :REFORMA NE DREJTESI PO HAS NE VESHTIRESI

Alberto Cutillo, i pranishëm në Shkodër në kuadër të festës kombëtare të Italisë që u …