DEPUTETI SHQIPTAR PREKET NGA KORONAVIRUSI

Një deputet i Kuvendit të Shqipërisë preket nga koronavirusi. Lajmi bëhet i ditur përmes një statusi nga vetë Adriatik Alimadhi, i cili shfaqet në një foto i shtrirë në krevat.

“I nderuar z. Kryeminister! Nuk kisha ndermend ta beja publike gjendjen time shendetesore pasi analizat nga ISHP me nxorren pozitiv. Duke ju pare ju dhe ministren e shendetesise ne te cilen shetisnit shume serbest sepse e keni vene perpara kete popull duke i thene vetem futuni brenda… Mire keni bere dhe per kete jemi shume dakord! Bashkeshortja te cilen e ka kapur edhe ate virusi po me thoshte si nuk kane turp keta, si genjejne keta, si mashtrojne keta?! E kjo kuptohet sepe ime shoqe dinte dhe po ndjek gjithe ecurine time.” – shkruan Alimadhi. Përveç se tregon intinerarin e ndjekur në spital, Alimadhi vijon duke thënë:

“Kryeminister, analizat kane dale qe ne daten 24 sot data 27, si nuk tregohet aspak interesim? Po mire kjo, njerezit e mi te dashur qe kam qene ne kontakt i bien 127 dhe interesohen per mua, pergjigja e tyre e dini cila eshte; keni temperature pini paracetomol etjera… Po mire ata, po une qe kam dale pozitiv, ku eshte interesimi? Çfare duhet te beje une tani? Kartela ime eshte ne urgjencen e spitalit sanatorium. Analizat i ka bere ISHP, ku çohen me pas? Sigurisht qe proçesin duhet ta ndjek une por kur bera analizat ata me kerkuan numrin e telefonit dhe do me njoftonin prej tij. Pra qe ta kuptosh per mua nuk ka fare interesim dhe po te them mos beje prapagande; Do vine kaq ambulanca ; Do behen gati kaq shtreter dhe do behen spitale. Kur do behen? Kur te vdesin njerzit?! Shqiptaret?!Thuaj shyqyr Zotit qe shqiptaret po te rrine ne shtepi ashtu sic po veprohet dhe jane marre masa ne vendet e prekura para nesh. Mirepo, leri pallavrat, gjithçka qe ju serviret shqiptareve nga ju eshte fallco. Ata po lengojne ne shtepite e tyre, ashtu si edhe une me bashkshorten time. Po luftojne me jeten. E dime gjendjen e shtetit por mos i mashtro shqiptaret thuaju vetem te drejten dhe verteten. Ne po perballemi vetem ne kete menyre gati prej nje jave, une sebashku me bashkshorten po e beje me radhe, e pi une nje paracetamol i pari, dhe i beje sherbimin asaj. Me pas e pi ajo paracetamolin dhe me bene ajo mua sherbim. Kete e bejme ne 4-5 ore, pa po te ishte per interesim nga ju fo kishim vdekur, prandaj mos na genjeni dhe mos na mashtroni. Dua gjithashtu tu them shqiptareve se nuk ka vend per panik fale sjelljes tuaj te duhur ne momentin e duhur.”

Sipas Alimadhit, statistikat ne Shqiperi kane treguar qe nuk ka pasur shume raste dhe ato te cilat kane qene jane mundur te kontrollohen nga shtepite e tyre apo edhe ndaj ndihmes te pakushtezuar te mjekeve ne menyra te ndryshme me njohjet e tyre qe kane.

Lexoni dhe kete

NDOTJA E BREGDETIT TE KUNES NE SHENGJIN

Çdo vere në 3 vitet e fundit Plazhi i Kunës në Shëngjin ka qenë thuajse …