Sunday , 17 December 2017
Breaking News

DEPUTETI SPAHIA: MUNGESA E ENERGJISE PROBLEM SERIOZ, BANORET TE BRAKTISUR NGA SHTETI

Statusi i plote i deputetit te PD- se Bardh Spahija

Po ndjek nga terreni gjendjen e renduar në njësitë administrative të Dajcit dhe Rrethinave ku banorët, kanë mbi 48 orë pa furnizim me energji elektrike. Ata u shprehën se nga OSSHE nuk ka asnjë ndërhyrje për të rregulluar defektet , ndërkohë që këta banorë janë të përpiktë në pagesat e energjisë. Temperaturat po ulen dhe komuniteti i këtyre zonave kërkon ndërhyrje emergjente për zgjidhjen e situatës dhe për mungesën e ngrohjes.

Nderkohe i bej thirrje strukturave të emergjencës të ndërhyjnë dhe në zonën e Dukagjinit ku qindra banorë të malësive janë të izoluar nga dëbora. Mungesa e energjisë dhe e shërbimeve po vështirëson nga ora në orë, jetën e banorëve atje vecanërisht të të moshuarve, dhe të fëmijëve.

Edhe pse kryeministri e ministrat flasin për tejkalim të emergjencës së rreshjeve , në fakt pasojat dhe paraliza e shërbimeve të energjisë dhe furnizimit me ujë vazhdon. Ndërkohë një emergjencë e re, ajo e dëborës, po thellohet në Veri dhe zonat tursitike malore gjenden të braktisura. Nuk është koha të flasim për hotele me pesë yje por për shërbimet bazike dhe për sigurine më kryesore atë të jetës së njerëzve.

Nje prej banoreve me ka nisur kete video ne fb tim, ku kerkon nderhyrje te menjehershme te shtetit per jeten e banoreve ne rrezik.

Lexoni dhe kete

PASAPORTA E TAHIRIT, ALIBEAJ: PO I NGUSHTOHET RRETHI ATIJ DHE RAMËS

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar ditën e sotme për sa i përket …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin