DEPUTETI SPAHIA, THIRRJE PER SOCIALISTET PER TE QENE NE PROTESTE

Dy ditë na ndajnë nga dyndja e qytetarëve shqiptarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të shkundur nga themelet kalbësirën që ka mbushur zyrat e kryeministrisë. Kështu u shpreh në një deklaratë për mediat deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun Shkodër, Bardh Spahia.

Spahia i bën thirrje për protestë çdo qytetari, jo vetëm demokratëve të Shkodrës, por edhe socialistëve të ndershëm të cilët nuk i lidh asgjë me këtë qeveri.

Protesta e opozitës do të organizohet këtë të shtunë të 16 shkurtit në orën 11:00 në Tiranë.

Lexoni dhe kete

BASHA: RAMA PO BËN FUSHATË PËR TË MBULUAR KRIMET

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë mbrëmjen e së shtunës në një tjetër konferencë për mediat. …