Saturday , 7 December 2019

“DERBI” I VERIUT, “VLLAZNIA B” FITON 3-2 NDAJ ADËS

Pesë gola dhe shumë raste por në fund ka triumfuar “Vllaznia B” në ndeshjen ndaj Adës të luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa janë treguar më racionalë dhe kanë fituar 3-2 falë golave të shënuar nga Pusi, Sekja e Pali ndërsa për velipojakët golat mbajnë për autorë Hasanajn dhe Perndrecën.

Duhet thënë se në 20 minutat e fundit Ada e rriti presionin dhe ka krijuar disa raste të pastra shënimi por pa arritur dot të barazojë, paçka se rezultati më i drejtë i kësaj ndeshje mund të kishte qenë ndoshta barazimi. Këtë gjë e kanë pranuar edhe dy trajnerët Xhahysa e Pepaj të cilët njëkohësisht kanë analizuar edhe gabimet e skuadrave të tyre në këtë takim.

Pas kësaj ndeshje, “Vllaznia B” është ngjitur në kuotën e 9 pikëve duke mbajtur tashmë vendin e tetë në renditje ndërsa Ada ka mbetur me 7 pikë dhe renditet e dhjeta.

Lexoni dhe kete

LIGA BALLKANIKE/ VLLAZNIA HUMBET NDAJ AKADEMIC

Bullgaret e Akademic kane rezultuar shume te forte per Vllaznine e basketbollit te meshkujve ne …