DERDHJA E UJERAVE TE ZEZA NE LUMIN BUNA DHE LIQENIN E SHKODRES

Është premtuar disa herë për një zgjidhje të problemit, por deri tani situata vijon të mbetet e njëjtë. Prej kohësh, një pjesë e ujërave të zeza të qytetit të Shkodrës përfundojnë në lumin Buna dhe liqenin e Shkodrës. Një fenomen i shëmtuar që akoma nuk po i gjehet një zgjidhje teksa jemi edhe në sezonin e verës.

Për drejtuesin e organizatës “Eko Mendje” Mirsad Basha, liqeni i Shkodrës është lënë pas dore.

Sipas tij në kohët e fundit janë prezantuar vetëm projekte por në realitet nuk është bërë asgjë.

Përveç ndotjes që i shkaktojnë lumit Buna dhe liqenit të Shkodrës, derdhja e ujërave të zeza krijon edhe një erë të rëndë dhe ndikon në largimin apo dëmtimin e resurseve peshkore. Fillimisht ujërat e zeza të qytetit janë derdhur në lumin Drin në pjesën hyrëse të qytetit, ndërsa më vonë derdhja e këtyre ujërave u zhvendos përgjatë shëtitores së molos së urës së vjetër të Bunës.

Lexoni dhe kete

TREGTARET E SHENGJINIT NE PROTESTE PARA BASHKISE LEZHE

Dhjetra shitës ambulant të Shëngjinit janë dyndur pranë dyerve të bashkisë Lezhë, pasi kjo e …