DESHTIMI I KONÇESIONIT TE CHECK UP-it

Konçesioni i check up-it ka deshtuar, ndërkohë që në 3 vite koncesionarit i janë paguar 6.4 mln euro nga buxheti i shtetit për analiza që nuk janë kryer. Në një deklaratë për media, deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi tha se vetëm 26% e përfituesve e kanë kryer, ndërkohë që kryeministri Edi Rama hesht përpara këtyre fakteve.

Sipas Vokshit këto para duhej të kishin shkuar për rritjen e pagave të personelit shëndetësor.

Pak ditë më parë edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkoi rishikim të kontratës koncesionare, duke mos paguar për analiza që nuk janë kryer dhe duke rritur cilësinë e shërbimit.

Lexoni dhe kete

PROÇEDOHET NE GJENDJE TE LIRE, REAGON KRYETARI I FRPD SHKODER

Pas proçedimit në gjëndje të lirë nga policia vendore e policisë Shkodër, për protestën e …