“DESHTIMI” ME SKEMEN E RE TE NDIHMES EKONOMIKE

Sorollatjet e qytetarëve për skemën e re të ndihmës ekonomike, drejtori i ndihmës ekonomike në Bashkinë Shkodër, Shkëlzen Mustafaraj e cilëson si një veprim të qëllimshëm nga shteti. Si rrjedhojë, qytetarët aplikojnë më pak dhe kështu qeveria ndihmon më pak shtresën e varfër thekson Mustafaraj. Ai shton se krahasuar me vitin 2017 numri i përfituesve është përgjysmuar, ndërkohë fondi nuk është përdorur siç duhet.

Vendimi për familjet përfituese në skemën e re duhet të shpallet me datë 1 të çdo muaji, por që nga janari deri më tani një gjë e tillë duket se nuk ka ndodhur. Kjo ka sjellë edhe irritimin e qytetarëve që detyrohen të paraqiten pranë qëndrave të hapura për skemën e re të ndihmës ekonomike.

Lexoni dhe kete

SHOQERIMI I GAZETARIT ELVIS HILA, REAGON KESHILLI I EUROPES

Këshilli i Europës ka reaguar në lidhje me shoqërimin nga policia të gazetarit të Tv …