Ashtu si edhe dëgjesa publike për taksat dhe tarfiat vendore dështon edhe dëgjesa publike për menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane. Një numër I pa përfillshëm I pjestarëve ka bërë që kjo dëgjesë publike të dështoj. Sekretari I Këshillit Bashkiak Shkodër Suel Hadri shprehet se këto dokumente të cilat janë thirrur për të t’iu paraqitur publikut, do kalojnë në mbledhjen e fundit të këtij viti të Këshillit Bashkiak Shkodër.
Një javë më parë ka dështuar edhe dëgjesa publike për taksat e tarifat vendore dhe ndryshimet ligjore që ka pësuar, këto vendime do I paraqiten këshillit për miratim, ndërsa mësohet se në taksat dhe tarifat vebdore do ketë rritje të tyre, si dhe do shtohet taksa e transportit të mbeturinave.