Wednesday , 27 June 2018

DESHTON MBLEDHJA E ASAMBLESE SE PERGJITHSHME TE VLLAZNISE

Ka dështuar mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Vllaznisë, e planifikuar për tu zhvilluar këtë të marte në Këshillin Bashkiak Shkodër. Mungesa e administratorit dhe një pjese të bordit drejtues ka bërë që kjo mbledhje të shtyhet për një datë tjetër. Këshilltarët janë treguar kritik ndaj mungesës së administratorit të Vllaznisë, Astrit Gjyrezi, i cili vetë thirri këtë mbledhje, por që nuk ishte i pranishëm.

Kritik u tregua edhe kryetari i Këshillit Bashkiak Shkodër, Xhemal Bushati.

Kësisoj, me dakortësinë e këshilltarëve të pranishëm në këtë mbledhje u ra dakort që mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Vllaznisë të zhvillohet këtë të premte në orën 18:00, me shpresën që këtë herë vetë administratori Gjyrezi do të jetë i pranishëm.

Lexoni dhe kete

ADEMI: TE MBLIDHEMI PER TE DISKUTUAR ÇDO GJE QE KA LIDHJE ME VLLAZNINE

Pas dështimit të zhvillimit të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të klubit Vllaznia, ka reaguar …