DEZINFEKTIMI I RRUGËVE TË QYTETIT TË SHKODRËS

Me anë të një video të postuar në facebook, Bashkia e Shkodrës njofton se vazhdon pa ndërprerje dezinfektimin dhe larjen e pedonaleve dhe rrugëve më të frekuentuara nga qytetarët shkodranë në qytet.

Situata e pandemisë por edhe ditët e nxehta të kësaj vere, kërkojnë një vëmendje e përkushtim të shtuar të të gjitha strukturave të qeverisjes vendore. Bashkëpunimi i gjithësecilit prej nesh për mbajtjen pastër dhe dezinfektimin e ambjenteve ku jetojmë e punojmë, është i nevojshëm dhe një vlerë e shtuar – thekson Bashkia Shkodër.

Ndërkohë, bëhet e ditur se puna do të vazhdojë pa ndërprerje, me synim mbajtjen sa më pastër të ambjenteve publike por edhe parandalimin e përhapjes së Covid-19 në këto mjedise.

Lexoni dhe kete

LAÇI VIJON TE MBETET PA SPITAL

Këto janë pamjet e shembjes së spitalit te Laçit të dëmtuar nga tërmeti i nëntorit. …