Saturday , 16 November 2019

DHUNOHEN ROJET E MAKINERIVE TE HEC-eve NE KAÇINAR

Kundershtia e banoreve ndaj ndërtimit të heceve në Kaçinar të Mirditës është shoqëruar mbrëmjen e së merkures edhe me akte dhune. Dy punonjes, roje në objektin ku po ndërtohet HECI, janë dhunuar nga përsona ende të paidentifikuar, te cilët më pas edhe u kanë vënë flaken 4 mjeteve të firmes dhe jane larguar. Ngjarja nuk është raportuar nga policia, por bëhet e ditur se dy rojet janë paraqitur në spitalin e Rreshënit me fraktura ku dhe po marrin mjekin e nevojshem.

Ata nuk e kanë pranuar që te flasin per ngjarjen dhe nuk e kanë denoncuar rastin në polici, ndërsa kjo e fundit thjesht ka deklaruar se askush nuk është paraqitur për të kryer denoncim. Drejtori i spitalit të Rrëshenit Edmond Karrica ka konfirmuar se në spital janë paraqitur dy përsona me fraktura, njeri prej të cileve me demtime më të shumta por që është jashtë rrezikut për jeten. Pavarësisht njoftimit që i është bërë policise, kjo e fundit ende nuk e ka raportuar ngjarjen dhe as djegien e makinave të firmes që po nderton këto hece. Prej disa kohesh, banoret e Kacinarit në Mirditë vijojnë protestat e tyre që kundershtojne ndërtimin e hidrocentraleve në zonen e tyre, ku nuk kanë munguar as kërcënimet se do të perdorim çdo mundesi për të mos lejuar zbatimin e këtyre projekteve në zonen e tyre.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET 53-VJEÇARI NË SHKODËR

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë në familje, duke arrestuar në flagrancë …