Sunday , 29 November 2020

DHUNOHET DHE GODITET ME SENDE TE FORTA 46-VJEÇARI

Një 46-vjeçar nga Laçi është dhunuar fizikisht dhe është goditur me sende të forta nga tre përsona të maskuar.Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali ne qender të Laçit, ndërsa pre e sulmit ka rënë shtetasi Arjan Shtia.Ky i fundit po pinte kafen e mëngjesit i vetem në lokal, kur kanë hyre tre përsona të maskuar të cilët e kanë dhunuar fizikisht dhe më pas goditur me sende të forta.Pasi kanë qëlluar disa herë në drejtim të 46-vjeçarit Shtia autoret janë larguar me një automjet, ndërsa objektivi i sulmit të tyre ka mbetur i plagosur.

Ai ka marrë plagë në disa pjesë të trupit dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Traumes në Tiranë, ku pasi ka marrë ndihmen e parë mjekësore mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jeten.Ka qenë vetë i plagosuri i cili ka njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen dhe blutë nisen menjëherë hetimet, ndërsa po punohet për identifikimin e autoreve.Policia ka krye kryer të gjitha veprimet hetimore, ndërkohë janë shoqëruar në ambientet e policisë disa persona të cilët po merren në pyetje si dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë të lokalit ku ndodhi ngjarja.Mësohet se në momentin e sulmit ka patur shumë pak përsona brenda lokalit dhe nga deklarimet thuhet se nuk kanë mundur ti identifikojnë autoret e ngjarjes për faktin se kanë qenë të maskuar.

Lexoni dhe kete

AKSIDENT I RËNDË NË PUKË, HUMB JETËN DREJTORI I INSPEKTORIATIT TË MBROJTJES SË PYJEVE NË SHKODËR, MARK NDOU

Një aksident tragjik është regjistruar në Iballë të Pukës. Është ndarë nga jeta Mark Ndou …