Friday , 3 December 2021

DHUNOHET PËRFAQËSUESI I KISHËS ORTODOKSE NË LEZHË

Një përfaqësues i Kishës Ortodokse në Lezhë është dhunuar nga një punonjës i firme që po kryen punime infrastrukturore në qytetin e Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, ndërsa video e dhunës është publikuar në rrjetet sociale gjatë ditës së hënë nga përfaqësues të Partisë Demokratike.

Në video duket qartë konflikti mes përfaqesuesit ortodoks Kostandin Kapedani dhe punëtorit të firmës, teksa ky i fundit e godet me një send të fortë të moshuarin i ciili rrëzohet në tokë.

Kapedani tregon se kishte shkuar për tu sqaruar me punonjësin e firmës për punimet që po kryheshin para objektit të tijë në lagjen “Gurra”.

Ndonëse kanë kaluar 4 ditë nga ngjarja, policia ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar për atë çfarë ka ndodhur.

Lexoni dhe kete

MBYLLET BURGU I ZAHARISE NE KRUJE

Burgu Spital i Zaharisë në Krujë është mbyllur. Këtë të shtunë ka nisur transferimi i …