Saturday , 16 November 2019

DHUNOI FUTBOLLISTET, SHOQEROHET NE POLICI ISH-TRAJNERI

Një ngjarje e ndodhur disa vite më parë në futbollin e moshave e cila u bë publike ditën e djeshme ka sjellë shoqërimin në polici të një ish-trajneri i cili kur drejtonte skuadrën e U-17 të Laçit ka dhunuar futbollistet e ekipit që ai drejtonte.S ipas policisë pas videos së publikuar në rrjetet sociale dhe administrimit të pamjeve filmike është proçeduar penalisht shtetasi Ndue Trazhi 78-vjeç me banim në qytetin e Laçit.

Në lidhje me ngjarjen janë kryer të gjitha veprimet proceduriale, ndërsa video rezulton se është realizuar në vitin 2016-të. Ndue Tarazhi shfaqet në video duke qëlluar me shpulla të gjithë futbollistët, pas rezultatit shgënjyes të arritur në një ndeshje. Po ashtu po verifikohen edhe veprimet e një efektivi policie i cili ka qenë aty pranë dhe nuk ka reaguar në momentin që trajneri po dhunonte futbollistet.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET 53-VJEÇARI NË SHKODËR

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë në familje, duke arrestuar në flagrancë …