DHUNOI GRUAN DHE VAJZEN, NE PRANGA 1 PERSON

Një përson është arrestuar nga policia në Kurbin për dhunë në familje. Në pragat e policisë ka rënë shtetasi me iniciale Xh. J., banues në fshatin Shullaz. Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, në banesë. Policia, me marrjen e njoftimit, ka ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe ka vënë në pranga autorin.

Gjatë kontrollit të ushtuar në banesën e shtetasit Xh. J., policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik me 3 krehra dhe municion luftarak (1080 fishekë). Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, në ngarkim të shtetasit Xh. J., për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Lexoni dhe kete

ATENTATI NE KURBIN, KAMERAT E SIGURISE FILMOJNE NGJARJEN

Një përson i veshur si polic dhe i maskuar është autori i ekzekutimit të Bujar …