Thursday , 1 October 2020

DHUNOJNE PATRULLEN E POLICISE, 4 NE PRANGA

Katėr tė rinj kanė rėnė nė prangat e policisė sė Shkodrės pėr dhunim tė forcave tė rendit. Tė arrestuarit janė: Stjuart Smakaj, 18 vjec, Nikola Curgu, 20 vjeē, Noel Bajrami, 19 vjeē dhe  Albert Merturi, vjeē 28, te gjithe keto banues nė Shkodėr. Policia sqaron se arrestimi i kėtyre shtetasve u bė pasi kanė sulmuar punonjėsit e policisė me levė hekuri dhe sende tė tjera metalike dhe pėr pasojė janė dėmtuar lehtė tre punonjės policie.

Ngjarja ka ndodhur rreth orės 00.50 nė lagjen Perash. “Nė Sallėn Operative tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Shkodėr, ka ardhur njė telefonatė, se nė lagjen “Perash”, se disa tė rinj po bėnin zhurmė dhe shqetėsim pėr banorėt. Menjėherė kanė shkuar dy patrulla tė policisė, tė cilat konform procedurave standarte tė punės, u kanė kėrkuar personave identitetin e tyre, tė katėr shtetasit e mėsipėrmė nuk janė bindur urdhėrit tė policisė, por kanė sulmuar punonjėsit e policisė me levė hekuri dhe sende tė tjera metalike, pėr pasojė janė dėmtuar lehtė tre punonjės policie”.

Mėsohet se gjatė kofrontimit ėshtė demtuar lehtė edhe shtetasi Stjuart Smakaj, ku aktualisht ndodhet nė spitalin rajonal Shkodėr, jashtė rrezikut pėr jetėn. Nė ndihmė tė policisė kanė shkuar edhe forca tė tjera, qė kanė bėrė shoqėrimin e tyre, nė Komisariatin e Policisė Shkodėr. Nga kontrolli fizik i tė arrestuarve, rezultoi se shtetasi Noel Bajrami kishte nė xhup njė armė tė ftohtė thikė. Materialet nė Prokurorinė e Rrethit Gjyqėsor Shkodėr pėr “Prishja e qetesise publike”, “Kundėrshtimi me dhunė e nė bashkėpunim i punonjėsit tė rendit”, “Mbajtje e armeve tė ftohta”.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET I KERKUARI PER DROGE NE MIRDITE

NĆ« zbatim tĆ« planit tĆ« masave pĆ«r mbajtjen nĆ«n kontroll tĆ« situatĆ«s kriminale dhe rendit …