Wednesday , 1 April 2020

DHUNUAN POLICET BASHKIAKE, PRANGOSEN DY VELLEZER

2 efektiv të policisë Bashkiake të Lezhës kanë mbetur të lënduar, pasi janë dhunuar dhe goditur me sende të forta nga dy vëllezer. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes në Shëngjin, ndërsa policia ka prangosur në flagrancë dhunuesit. Sipas bluve janë arrestuar shtetasit A. Ll., 22 vjeç dhe A. Ll., 26 vjeç, banues në Shëngjin.

Ndalimi i tyre u bë, pasi dy vëllezërit, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta duke u shkaktuar dëmtime 2 punonjësve të Policisë Bashkiake në Shëngjin. Punonjesit e Policisë Bashkiake kanë qenë duke ushtruar detyrën mbi bazën e planit për identifikimin dhe prishjen e mureve që kanë zënë hapësirat publike pa lejen përkatëse dhe gjatë komunikimit me shtetasin Gj. Ll., i ati i dy vëllezërve, i cili ka pretenduar mosprishjen e murit të rrethimit të banesës së tij , 2 djemtë i kanë goditur me mjete të forta.

Materialet procedurale në ngarkim të dy vëllezerve u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

Lexoni dhe kete

NIS FUNKSIONIMI I PLOTE I GJYKATES SE LEZHES

Tre muaj pas pezullimit të pjesës më të madhe të proceseve gjyqësore si pasojë e …