DHUNUAN POLICET E BASHKISE, GJYKATA LE NE BURG VELLEZERIT

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg dy vëllezërit nga Shengjini, të cilet tre ditë me pare dhunuan dhe goditen me sende të forta dy efektiv të Policisë Bashkiake të Lezhës. Ne seancen gjyqesore për caktimin e masës së sigurise të zhvilluar me dyer te mbyllura, gjykata pranoi kërkesen e prokurorisë, duke e cilësuar te ligjshem arrestimin e tyre ne flagrancë dhe vendesi të lejë ne burg pa afat shtetasit me iniciale A.LL 22-vjeç dhe A.LL 26-vjeç.

Sipas organit të akuzes dy vellezërit në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta duke u shkaktuar dëmtime 2 punonjësve të Policisë Bashkiake në Shëngjin. Punonjesit e Policisë Bashkiake kanë qenë duke ushtruar detyrën mbi bazën e planit për identifikimin dhe prishjen e mureve që kanë zënë hapësirat publike pa lejen përkatëse dhe gjatë komunikimit me shtetasin Gj. Ll., i ati i dy vëllezërve, i cili ka pretenduar mosprishjen e murit të rrethimit të banesës së tij, 2 djemtë i kanë goditur me mjete të forta.

Përmes avokatit të tyre dy të akuzuarit kërkuan masë më të butë, por kjo nuk u pranua nga trupa gjykuese. Mbi dy vëllezërit rëndon akuza “Goditje pershkak të detyres” e kryer në bashkëpunim.

Lexoni dhe kete

LEZHË, 32 LEJE DREJTIMI TË PEZULLUARA GJATË FUNDJAVËS

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, me qëllim rritjen …