DHURIM GJAKU PER FEMIJET TALASEMIK

Në dy muajt e ardhshëm, fëmijët talasemik në vendin tonë nuk kanë gjak të mjaftueshëm në bankat e gjakut. Për këtë, Eko Mendje në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetit Publik Shkodër dhe Fundjavë Ndryshe, ndërmorrën një nisëm sensibilizuese për dhurim gjaku në qytetin e Shkodrës për fëmijët talasemik. Organizatorët e këtij aktiviteti përsëritën kërkesën për dhurim gjaku ndaj këtyre fëmijëve.

Dhurimi i gjakut nga qytetarët u zhvillua në ambjentet e poliklinikës së qytetit të Shkodrës, nga ora 09:00 deri rreth orës 15:00, ndërkohë kjo nisëm do të vijojë edhe të premten nga ora 15:00 deri në orën 19:00.

Lexoni dhe kete

PROBLEMATIKAT MJEDISORE NE LEZHE

Rajoni i Lezhës ka një variacion relievi dhe problematika mjedisore është mjaft e gjere, ndaj …