Breaking News

“DHURO NJE KAPUÇ PER GRATE E PREKURA NGA KANCERI GJIRIT”

“Vishu me kurajo, dhuro edhe ti nje kapuc per te gjithe grate e prekura nga kanceri i gjirit” ishte titulli i aktivitetit ndergjegjesues te zhvilluar kete te marte ne sheshin para Bashkise Shkoder.  Aktiviteti synonte dhurimin e kapuçëve të rinj ose të veshur më parë të të gjitha formave, ngjyrave dhe madhësive per te veshur me kurajo dhe per të ngjallur rreze shprese për gratë dhe vajzat e prekura nga kanceri i gjirit. Ne kete aktivitet te organizuar nga “Gruaja tek Gruaja”, te pranishmit ftuan grate te kontrollohen cdo muaj per te shmangur rrezikun e kesaj semundje.

Muaji Tetor në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ për këtë sëmundje. Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm i grave në mbarë botën, si në vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim.

Lexoni dhe kete

MBYLLET KAMPI VEROR NGA BASHKIA SHKODER

Është përmbyllur pasditën e së martes kampi veror i organizuar nga Bashkia e Shkodrës, pas …